Flash News

KRYESORE

Ka bashkëpunuar thuajse me çdo reper perveç Noizy-t. 2po2 tregon arsyen

Ka bashkëpunuar thuajse me çdo reper perveç Noizy-t. 2po2

Reperi shumë i njohur, 2po2, ka vendosur të surprizojë ndjekësit e tij duke publikuar versionin akustik të disa prej hiteve të tij. Lidhur me këtë fakt, Besniku (emri i tij i vërtetë) është ftuar në emisionin “Thumb” për të folur rreth këtij projekti ndryshe dhe shumë interesant që ai ka bërë.

Ndër të tjera, 2po2 është pyetur se pse nuk ka bashkëpunuar kurrë me Noizy-n, ndërkohë që me reperët e tjerë më në zë ai ka bërë të paktën një bashkëpunim. “Nuk kam hatërmbetje, nuk e njoh e nuk kam pasur rastin ta takoj ende…”, – ka qenë përgjigjja e tij, duke hedhur poshtë aludimet se ai mund të ketë ndonjë konflikt me Noizy-n. /Blitz.al/

Të fundit