Flash News

KRYESORE

Ka dy opsione se si Hysaj mund të shkojë te Roma

Ka dy opsione se si Hysaj mund të shkojë te Roma

Elseid Hysaj po pret janarin, sepse duket i sigurt për transferimin te Roma. Napoli do të jetë thjesht një ish-skuadër për të, sepse nuk ndihet më komod atje.

Problemi është se drejtuesit e klujbit verdhekuq nuk janë të gatshëm për t’i kënaqur kërkesat financiare të presidentit De Laurentis. Ky i fundit kërkon 25 milionë euro.

“Corriere dello Sport” raporton se zgjidhja është ndoshta Florenzi, i cili te Roma aktualisht nuk luan dhe për të nuk mungojnë oferta. Opsioni i shkëmbimit mes tyre nuk duket keq.

Një skenar tjetër është edhe shitja e Florenzit diku tjetër, por shitja e tij nuk është se sjell paratë që duhen për Hysajn.

Të fundit