Flash News

KRYESORE

Ka koalicion mes PD-së dhe Pesë Yjeve, Conte do të formojë qeverinë e dytë

Ka koalicion mes PD-së dhe Pesë Yjeve, Conte do të formojë

Në Itali duket se kriza politike është zgjidhur. Lideri i partisë së qendrës së djathtë (PD) Nicola Zingaretti dhe lideri i lëvizjes populiste Pesë Yjet Luigi di Majo deklaruan se kanë rënë dakord për të formuar koalicionin qeverisës. Kështu, nesër në orën 09:30 të mëngjesit, presidenti i Italisë, Sergio Mattarrella, do të presë Giuseppe Conte-n, për t’i dhënë të drejtën që të formojë qeverinë e radhës.

“Mendojmë se ia vlen të provojnë një eksperiencë të tillë”, tha Zingaretti pas takimit me presidentin Sergio Matarella.

Kjo administratë e përbashkët do të shërbejë deri në zgjedhjet e ardshme në vitin 2023. Presidenti Matarela u takua me liderët e dy partive sot për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara.

Nëse nuk do të arrihej marrëveshja, Matarela do të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Të martën lideri i Lëvizjes Pesë Yjet Luigi Di Maio mirëpriti atë të cilën e cilësoi si gatishmërinë e Partisë Demokratike për të pranuar rivendosjen e Contes si kryeministër.

Dy partitë në fjalë, që më parë kanë qenë rivale, kanë mbajtur bisedime intensive pas prishjes së koalicionit të mëparshëm qeverisës dhe pas dorëheqjes së Contes. Vendimi i tij erdhi pasi ministri i brenshëm Matteo Salvini kërkoi mocion mosbesimi ndaj Contes. Ky i fundit e kritikoi Salvinin duke e cilësuar të papërgjegjshëm.

Të fundit