Flash News

KRYESORE

Ka luftë midis Interit dhe Icard-it

Ka luftë midis Interit dhe Icard-it

Vështirë që të mund të ketë paqe midis Interit dhe Mauro Icardi-t. Sulmuesi argjentinas tani i kërkon dëmshpërblim klubit zikaltër. Kur pritej që të merrej një vendim mbi të ardhmen e tij, mësohet se 26-vjeçari ka paditur klubin italian. “Gazzetta dello Sport: shkruan se sulmuesi kërkon dëmshpërblim 1.5 mln euro dhe riangazhim të plotë në skuadër, pas vendimit të Conte-s, i cili e tha qartë se ish-kapiteni nuk është pjesë e planeve të tij.

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje për të ardhmen e Icardi-t.

Ish kapiteni po refuzon të largohet para afatit të transferimit të së hënës. Ndërkohë nga Spanja, Atletico ka shfaqur interes, ashtu si edhe Monaco-ja, skuadër që argjentinasin nuk e bind shumë.

Të fundit