Flash News

KRYESORE

“Ka momente që më ikën dashuria për jetën”, Ema Andrea ndahet nga i dashuri?

“Ka momente që më ikën dashuria për jetën”,

Së fundmi në media është shkruar shpesh për aktoren Ema Andrea dhe lidhjen e saj me një artist.  Në portale u publikuan edhe foto ku ata shfaqeshin duke u puthur. Këtë të shtunë aktorja ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Dy moderatoret e kanë pyetur aktoren se si po shkon jeta e saj personale. Ema ka pranuar se nuk ka folur deri tani publikisht për jetën e saj private edhe pse portalet shkruajnë.

“Për jetën time personale kanë folur shumë. Jetoj hapur. Nëse jam e lumtur, jam e lumtur, nëse jam e trishtuar si sot,  jam e trishtuar . Gjëra që s’funksionojnë ndikojnë. Ka momente që më ikën dashuria për jetën. Kur të ndodhin hapi derën!  Por kalon”,- është shprehur Ema. Nga fjalët e aktores lindin dyshime se mes çiftit ka patur një krisje. 

 

 

Të fundit