Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
A ka ndryshuar qëndrim mazhoranca për zgjedhjen e presidentit? Hysi paralajmëron për kandidatura
Komisioni për zgjedhjen e presidentit ëshë shtyrë për në orën 17:00. Kjo gjë sipas Vasilika Hysit, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve është bërë për të shqyrtuar kandidatët.
Më herë është bërë e ditur nga të dyja palët në koalicion se, raundi i parë për zgjedhjen e presidentit do të digjej.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi është shprehur se, raundi i parë për zgjedhjene presidentit do të digjet. Këtë gjë ua ka bërë të qartë të gjithë deputetëve në mbledhjen e grupit ku sipas tij kërkohet bashkëpunimi me opozitën.
Edhe LSI ndërkohë përmes kryetarit të grupit Luan Rama është shprehur se, janë në pritje të konsensusit edhe nga opozita për një emër të pranuar nga të gjitha palët.
Gjetja e një konsensusi do të jetë e vështirë pasi opozita e ka bojkotuar parlamentin prej 61 ditësh, duke kërkuar qeveri teknike për zgjedhjet e 18 qershorit.