Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
“Ka një lloj simpatie për Ramën”, çfarë thonë analistët për ndikimin e Xhorxh Soros-it në Shqipëri
Multimiliarderi Xhorxh Soros është kthyer në një prej temave më kryesore që pas lakimit të emrit të tij nga presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp.
Më pas ka qenë ish kryeministri Sali Berisha që e akuzoi Sorosin për reformën në drejtësi.
Por analistët nuk janë të një mendje për ndikimin e tij në Shqipëri.
Ata kanë ndarë mendimet e tyre në studion e gazetarit Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.
Tomor Alizoti: Akseset me ndërkombëtarët Rama i ka nga Sorosi. Kush ka lexuar pak e kupton që reforma në drejtësi ka dhe pak nga Sorosi.
Mustafa Nano: Duke folur për Soros, Metës i bëri jehonë FOX neës. Është televizion anti-sorosian. Edi Rama është i lidhur me Soros, ka ardhur Soros këtu… Ka dhe një lloj simpatie për Edi Ramën, dhe simpatia është shtrirë dhe në shumë burime të tjera për Edi Ramën.
Armand Shkullaku: Mbështetja që Sosors i ka dhënë Ramës ka qenë që herët, që në kohën kur ka qenë në Bashki. Ka ardhur këtu, kanë bërë dhe konferencë. Ta thjeshtëzosh që do të kap drejtësinë, këtë jo. Nuk ka ndonjë komplot këtu nga Soros.
Mentor Kikia: Sorosi është filozofi, është fe politike. Prezenca e tij kudo në botë është shumë me ndikim, sorosizmi u tentua të kopjohej nga Gylen. Erdogan e shpalli si filozofi terroriste. A është filozofia e Soros në kundërshtim me interesin e Shqipërisë, unë them jo.