Flash News

KRYESORE

Ka një mënyrë se si mund të riktheni mesazhet e fshira në WhatsApp

Ka një mënyrë se si mund të riktheni mesazhet e fshira

Prej kohësh, përdoruesit e WhatsApp mund të fshijnë mesazhet e nisura gabimisht në adresë të dikujt tjetër. Por ndonjëherë pendohemi dhe i duam bisedat mbrapsht, ose pikërisht atë mesazh që kemi fshirë.

Nëse mendonit se ato mesazhe nuk i riktheni dot më, e keni gabim. Ka një mënyrë. Për ata që duan të rikthejnë mesazhet, mjafton të fshini aplikacionin e WhatsApp dhe ta riinstaloni atë.

Në momentin që hapet, zgjidhni opsionin që të rikthehen të gjitha komunikimet nga bisedat e arkivuara(backup). Nëpërmjet këtij opsioni riktheni të gjitha mesazhet edhe ato që keni fshirë.

Të fundit