Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Ka pak të tillë në gjithë globin, njihuni me ambasadoren shqiptare në botën e ventrilokuizmit që rrëmbeu zemrat e publikut amerikan
Ajo është një në tre milion, duke marrë parasysh numrin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri! Por edhe përtej 28 mijë kilometrave katrorë ajo mbetet unike, pasi në të gjithë hapësirën shqipfolëse është e vetmja që e ushtron artin e saj.
Quhet Arjeta Dhima dhe është ventrilokuistja e parë shqiptare. Nuk është ky i vetmi fakt që e bën atë të veçantë, pasi në të gjithë botën janë shumë pak ventrilokuistë që e zotërojnë dhe ushtrojnë këtë art, e aq me pak ne Europe.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, ventrilokuizëm është procesi i të folurit me bark, pa i lëvizur fare buzët, por ama e folura mbetet krejtësisht normale.
Arjeta ka një talent të veçantë për këtë art, por ajo vetë thotë se kjo kërkon dy përqind talent dhe 200 përqind punë.
Suksesi i saj nuk shtrihet vetëm në Shqipëri por edhe përtej kufijve. Arjeta sapo është kthyer nga Kentucky i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte e ftuar në konferencën e përvitshme të ventrilokuistëve profesionistë nga e gjithë bota. Performanca e saj ka qenë një sukses i vërtetë, ku ajo dhe tre personazhet e saj kukulla interpretuan për herë të parë në anglisht.
Më të vështirë e ka pasur Xha Teli (një nga kukullat) i cili nuk ‘dinte’ anglisht, por kjo nuk e pengoi artisten shqiptare të rrëmbente zemrat e publikut amerikan.
Në një intervistë ekskluzive për Politiko.al, Arjeta Dhima rrëfen eksperincën e saj në këtë konferencë dhe sekretet e botës së ventrilokuizmit.
Arjeta Dhima, ti performove në një skenë Amerikane. Na thuaj eksperiencën tënde.
Skenat janë gjithandej njësoj, emocioni po i njëjti, përgjegjësia vjen në rritje. Pra ajo që e bëri të vëçantë të gjithë këtë performancë ishte interpretimi në anglisht dhe publiku. Pothuajse 90 për qind e sallës ishin ventrilokuistë profesionistë dhe shumë të talentuar, profesorët tanë me pak fjalë.
Të performoja me Xha Telin & Sindin ishte emocion shumë i bukur, por gjetja më e bukur ishte se Xha Teli nuk dinte anglisht.
Jemi pritur në mënyrën më të mirë të mundshme, pra për herë të parë performonim në gjuhë të huaj dhe patëm një feedback shumë të mirë, të qeshura, duartrokitje dhe shumë ovacione.
Je ventrilokuistja e parë shqiptare dhe një nga të paktat në të gjithë botën që mund ta ushtrojnë këtë art. A të bën kjo të ndihesh e veçantë?
Secili nga ne është krijuar për të qenë i veçantë. Thjesht duhet të marim pak kohë me veten për të kuptuar se ku duhet të përqendrohemi më shumë. Fakti që jam e para ventrilokuiste më bën të jem me shumë përgjegjëse për të realizuar një art të veçantë, të vështirë dhe ndryshe.
Ka ndonjë sekret i të qenit ventrilokuist, apo është diçka teknike? Nuk mund ta bëjë gjithkush apo jo?
Sekreti për çdo gjë që kam nisur dhe jam duke vazhduar është dhe përmblidhet vetëm në dy fjalë "VULLNET & PUNË".
Për të qenë ventrilokuist duhet patjetër ai 2 përqindëshi talent, por kërkohet 200% punë. Teknika e mirë në ventrilokuizëm të ndihmon për një performancë shumë të mirë.
Kukulla me të cilën ti performon është njëkohësisht pjesë e jotja. Çfarë është më e vështirë, për kukullën të bëhet Arjetë, apo për Arjetën të bëhet kukull?
Fatmirësisht kam 3 kukulla. Pra më duhet të flas me të trija. Janë disa persona real tani për mua, janë pjesë e përditshmërisë. Kukullat dhe unë nuk ia ndryshojmë asnjëherë personalitetin njëra - tjetrës, ato kanë karakterin e tyre dhe unë timin. Pra ne jemi bashkëudhëtare me njëra - tjerën. Por shpesh herë duhet të jemë shumë e vendosur, se ato marrin për kot ;).
Jeni ftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kentucky për të marrë pjesë në konferencën e profesionistëve të ventrilokuizmit nga e gjithë bota. Na flisni pak për këtë konferencë kaq të pazakontë.
Është Vent Haven në Kentucky, ShBA. Një nga konferencat që zhvillohet çdo vit ku mbledh ventrilokuistë nga e gjithë bota. Secilit i jepet mundësia të ndajë eksperiencat e veta dhe të marrë shumë informacion rreth kësaj fushe.
A jeni e informuar nëse ka ventrilokuistë të tjerë shqiptarë?
Jam e vetmja që jetoj në Shqipëri dhe flas shqip. Por unë pata fatin të takoj një djalë shumë të talentuar dhe shumë të mirë, i cili performoi në natën e të rinjve në Vent Haven, ku u kualifikua ne vendin e parë. Ai është vetëm 15 vjeç, ka lindur në Itali dhe jeton në New York, por është me prejardhje shqiptare. Nikolas Bushi, një talent në rritje.
Le të bëjmë pak humor. Nëse jeni disa ventrilokuistë në një vend, si ia bëni për ta kuptuar se kush po flet, se ju nuk lëvizni as gojën?
Po ja bëjmë si bëjmë, ç’të bëjmë ahahahah
Ka shumë humor mes ventrilokuistëve dhe shumë bashkëpunim. Fati i madh është që kemi të bëjmë me ventrilokuistë me 45 vite e më shumë karrierë.
Intervistoi Politiko.al