Flash News

KRYESORE

“Ka patur precedentë”, Vasili i përgjigjet Ruçit: Ky ishte shansi i fundit për ty

“Ka patur precedentë”, Vasili i përgjigjet Ruçit:

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas përgjigjes së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, sa i takon letrës së dërguar një ditë më parë nga opozita, për të mos votuar amendimet e PS për ligjin për Teatrit Kombëtar.

“Precedentët e tyre janë përgjigja më e mirë, ndaj para se të protestojnë të njihen mirë me procedurat”, u shpreh Ruçi në seancë, ndërsa kjo është interpretuar nga Vasili si shansi i fundit i Ruçit të mos bëhet njësh me ata që do të votojnë për shembjen e TK.

Reagimi i plotë:

Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit.....

Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit.

Sot ai hodhi poshte kerkesen e opozites per te mos e perfshire per votim ligjin e pazarit te hajduteve per teatrin dhe beri avokatin e grabitqareve.

Po ky kryetar priti edhe artistet dhe beri nje thes deklaratash hipokrite sikur i mbeshteste ata.

Sot maskat rane!!!

Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutet perpara mbrojtjes se prones publike,zgjodhi ti genjeje e ti vjedhe artistet ne vend qe ti mbronte ata,zgjodhi te zhbeje parlamentin ne vend qe te dilte mbi partine per ruajtjen e integritetit parlamentar,zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret.

Gjynah....kryetari i kuvendit nuk ka as moshe dhe nuk ka as vite boll per ti lare gjithe keto turpe.

Gjynah qe e mbylli keq dhe me turp...

Të fundit