Flash News

KRYESORE

"Ka qenë lojtar? Kërkoje në Google!", - Klopp tallet me Mourinhon (Video)

"Ka qenë lojtar? Kërkoje në Google!", - Klopp tallet me

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është tallur me teknikun Jose Mourinho. Liverpooli do të luajë kundër Tottenhamit në transfertë ditën e nesërme, ndërsa konferenca për shtyp e trajnerit gjerman ka qenë krejtësisht show.

I ngacmuar nga gazetarët nëse portugezi ishte futbollist më i mirë se ai, Klopp ka treguar se nuk e ka aspak idenë nëse diçka e tillë qëndron, pasi nuk e dinte që "The Special One" ka qenë futbollist. Ai detyroi gazetarin që të kërkonte në Google për diçka të tillë.

“A isha unë futbollist më i mirë se Mourinho? Sinqerisht nuk e di. Mourinho ka luajtur futboll? Çfarë roli? Mourinho ka luajtur si portier? Kush nga ju të pranishëm këtu e dinit se Jose Mourinho ka luajtur si portier? Kështu që mos më fajësoni mua që nuk e dija këtë gjë. ‘Klopp nuk ia ka idenë’.

Mos më përmendni ndeshje miqësore, e di që ka luajtur portier. Por dua ta di, seriozisht, ka luajtur Mourinho futboll? Kërkojë pak në Google. Kemi kohë sa të duash, kështu që kërkoje. Çfarë paska luajtur? Mesfushor? Seriozisht? Epo atëherë, më fal Jose (qesh)”, tha mes të tjerash Klopp.

https://twitter.com/brfootball/status/1215624818370011136

Të fundit