Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Të shtunën opozita ka thirrur në protestë njerëzit e çdo kategorie apo grupi shoqëror, në atë që ajo e quan protestë popullore për të rrëzuar qeverinë dhe ngritur një qeveri të re me mbështetje të gjerë politike, që të bëjë të mundur thërrmimin e mekanizmave kriminalë, sipas saj, që vjedhin zgjedhjet, vjedhin pronën publike, uzurpojnë institucionet dhe e shndërrojnë vendin në një kopsht të sundimit autoritarist apo despotik.
Ka patur gjithnjë debate në Shqipëri nëse mund të rrëzohet një qeveri me protesta dhe nëse është apo jo demokratik rrëzimi i qeverisë me protesta. Qeveritë në pushtet dhe njerëzit e tyre në media (kjo e sotmja i ka me shumicë dhe gati kontrollon gjithë median), kanë argumentuar gjithnjë se është vota e popullit ajo që vendos dhe vetëm ajo mund të rrëzojë një qeveri. Qeveritë në pushtet dhe njerëzit e tyre kanë thënë se asnjë formë presioni popullor, apo asnjë formë shtrëngese popullore, nuk mund të përdoret për të rrëzuar një qeveri. Është thënë, siç tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së dy ditë më parë, se nuk do të lejohet të thyhet asnjë xham, se nuk do të lejohet të preket asgjë, se qeveria do të ndëshkojë këdo që ndërmerr veprime të dhunshme.
Çështja se si duhet të veprohet me një qeveri e cila nuk pyet për njerëzit, i vjedh dhe i sundon ata, kthehet në tiranike apo despotike dhe nuk lejon zëvendësimin e vetes me zgjedhje është diskutuar vazhdimisht dhe shumë fort në kohë moderne (padyshim edhe në antikitet apo kohë të tjera) nga mendimtarë dhe filozofë, sidomos në Perëndim. Në shumë kushtetuta apo në shumë dokumente të tjera politike të vendeve të Perëndimit gjendet i përfshirë, në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar, ekstrakti apo fryma e asaj që ka dalë nga fermenti i këtij mendimi dhe diskutimi të gjatë.
Dokumenti më i fuqishëm dhe ndoshta më madhështori i prodhuar ndonjëherë nga mendimtarë dhe liderë epokalë politikë është Deklarata e Pavarësisë e ShBA-ve. Në këtë dokument Etërit Themelues (autorët), disa prej mendjeve të rralla të atij vendi dhe botës, shpjegojnë parimet themelore mbi të cilat, ata dhe populli amerikan, do të qeverisen, shpjegojnë natyrën e qeverisë që do të ngrenë, shpjegojnë filozofinë e të drejtës që i udhëheq, qëllimet dhe vlerat që i mban ata bashkë. Kushtetuta që u miratua më pas është zgjatim i këtyre parimeve dhe i kësaj filozofie.
Deklarata e Pavarësisë bën në hyrje një pohim epistemologjik duke thënë se Të Vërtetat (mbi të cilat ata po ngrenë qeverinë) janë të vetëdukshme… njerëzit janë të pajisur me të drejta natyrore nga Zoti dhe se ato janë të patjetërsueshme. Për të garantuar këto të drejta, thotë Deklarata, njerëzit ngrenë qeveri. Në momentin që qeveria nuk mbron më këto të drejta, në momentin që qeveria bëhet shkatërruese e këtyre qëllimeve atëherë “…është e Drejta e Njerëzve ta ndryshojnë ose të rrëzojnë këtë qeveri dhe të ngrenë një të re që t'i ketë themelet mbi parime dhe ta organizojë pushtetin në një formë të tillë që njerëzit mendojnë se mbron sigurinë dhe lumturinë e tyre…”.
Etërit Themelues kanë qenë shumë të kujdesshëm. Ata e dinin që një qeveri nuk mund të rrëzohet dhe nuk duhet të rrëzohet pse ajo thyen një ligj, pse ajo bën një veprim të keq, pse ajo qeveris keq në një gjë apo pse ajo nuk largon të keqen nga populli i saj. Ata në Deklaratë thonë se “njerëzit janë më shumë të predispozuar të vuajnë, teksa e keqja zgjat, më shumë se sa të përdorin të drejtën për të rrëzuar një formë qeverisjeje me të cilën ata mësohen”. Këtu, Etërit Themelues, sipas shumë studiuesve kanë kuptuar psikologjinë e njerëzve dhe të qeverisë dhe duan të këshillojnë për durim, në mënyrë që vendi apo shoqëria të mos hyjnë në andralla. Mirëpo fjalia më pas në Deklaratë vijon: “Por kur një varg i gjatë abuzimesh dhe pushtimi të institucioneve dhe të drejtave… e redukton qeverinë në një regjim despotik... atëherë është e Drejta e popullit, e njerëzve, është Detyra e tyre ta përmbysin një qeveri të tillë dhe të gjejnë rojtarë të rinj për sigurinë e tyre”.
Duke mbetur po në këtë linjë, gati 80 e ca vjet më pas në fjalimin e tij të inaugurimit si president i ShBA-ve (mandatiiI parë), Abraham Linkoln tha se, “ Ky vend, me institucionet e tij, i përket popullit që e banon atë. Kur ky popull bëhet i pakënaqur me qeverinë ekzistuese ai mund të përdorë të drejtën kushtetuese për ta përmirësuar atë, ose të drejtën revolucionare për të ndryshuar anëtarët e saj ose për ta rrëzuar atë”. Literatura e filozofisë politike apo e dokumenteve politike të vendeve të ndryshme është e mbushur pa fund me tekste që janë në këtë frymë.
Pa i hyrë diskutimit nëse qeveria Rama është një qeveri e ngritur (zgjedhur) nga njerëzit për të garantuar të drejtat themelore të tyre, po pyesim vetëm nëse kjo është një qeveri që i garanton sot këto të drejta. Pra, nuk po diskutojmë mënyrën se si i fitoi zgjedhjet dy vjet më parë (mjafton vetëm denoncimi te 'Zëri i Amerikës' për të kuptuar shkallën e tmerrshme, por edhe të turpshme të blerjes së votave), por po pyesim 'a i garanton qeveria Rama të drejtat themelore, të drejtën e jetës, lirinë, të pronës, të ndjekjes së lumturisë dhe të ndërtimit të një jete të qetë familjare, ku të ketë mundësi gjithkush të jetojë me djersën e vet, të shkollojë dhe të rrisë paqësisht fëmijët e vet, etj...?" A i përdor qeveria Rama institucionet e shtetit për të garantuar këto të drejta? A i përdor qeveria Rama paratë e njeërzve për të garantuar këto të drejta? Apo, a është qeveria Rama një qeveri që, siç thotë Deklarata e Pavarësisë, është kthyer në qeveri që shkatërron qëllimin e garantimit të lirive dhe të drejtave?
Kjo është një qeveri që garanton mbrojtje të paligjshme për ministrat duke mos lejuar për shembull arrestimin e ish-ministrit Tahiri, ose duke iu thënë gazetarëve dhe njerëzve se ata duhet t'i kërkojnë falje ish-ministrit i cili është i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Kjo qeveri garanton mbrojtje për ata që trafikojnë drogë dhe mbjellin hashash, përderisa nuk e pranoi asnjëherë se vendi u mbush me hashash, dhe përderisa mbjellja e tij u bë në sasi të pamendueshme.
Kjo qeveri nuk i përdor paratë e njerëzve për të garantuar liritë dhe të drejtat e njerëzve, por i përdor për konçesione dhjetë vjeçare me anë të të cilave borxhi publik dhe detyrimi i njerëzve rritet frikshëm dhe përfitojnë më shumë ata që marrin konçesionet etj.
Të mos flasim për pamundësinë gati absolute të ndërtimit të një jetë të qetë ku prindërit të jetojnë me djerësën e tyre dhe të rrisin fëmijët në një vend që do të jetë më i mirë, për largimet nga puna dhe emërimet partiake. Të mos flasim për ikjet massive dhe krimet masive, për zyrtarët apo deputetët e lidhur me krimin dhe as për përdorimin e tyre në zgjedhje, për mjerimin, për arsyetimet e hallexhinjve që nuk paguajnë dot drita dhe mos arrestimet atyre që trafikojnë drogë, vrasin poliicë, falsifikojnë tendera etj.
Pra, jo vetëm që qeveria nuk i përmbahet asnjë qëllimi, siç thotë Deklarata e Pavarësisë, për të cilin ajo ekziston, por ajo është bërë bartëse dhe shkak i “një vargu të gjatë abuzimesh dhe pushtimi të institucioneve dhe është bërë despotike” siç thotë Deklarata (krejëtsisht e personalizuar te Rama). Në këto kushte njerëzit kanë të “të drejtën dhe detyrën të rrëzojnë qeverinë dhe të gjejnë rojtarë të rinj për ….sigurinë e tyre”.
Nuk ka asnjë dyshim se njerëzit të shtunën e protestës kanë të drejtën ta rrëzojnë qeverinë. Në fund të fundit, siç thotë presidenti Linkoln, qeveria është e njerëzve dhe është për ta. Kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të rebelohen me armë, kjo nuk do të thotë se njerëzit do të gjuajnë me zjarr mbi godinat qeveritare dhe mbi qeveritarët, por kjo nuk do të thotë se njerëzit do të vijnë dhe do të ikin pas gjysëm ore manifestim paqësor në pritje të ndërgjegjësimit të qeverisë. Nuk ekziston asgjë më e madhe se sa e drejta e njerëzve ndaj qeverisë së tyre. Njerëzit kanë të drejtë natyrore ta rrëzojën një qeveri që është kundër tyre... edhe me forcë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38