Ka vetëm një gjë që e pengon Guardiolën të shkojë te Bayern

Pep Guardiola nuk do të kalojë te Bayern. Të paktën, jo derisa të mbarojë kontratën aktuale te Manchester City. Pavarësisht spekulimeve të fundit për rikthimin e tij në Mynih, trajneri katalanas ka thënë përfundimisht “jo”.

“Mua më pëlqejnë njerëzit me të cilët kam punuar te Bayern. Kam qenë i lumtur atje, por ata e dinë se unë i respektoj kontratat”, është shprehur Pep.

“Në futboll, kur nuk fiton, mund të ndodhë që shkarkohesh, patjetër. Nëse Manchester City më dëshiron, atëherë unë dua të qëndroj. Nuk ka rëndësi nëse Bayern do më dojë apo jo në të ardhmen. Ashtu si në Barcelonë, ndihem mirë në këtë qytet”, ka shtuar tekniku.