Flash News

KRYESORE

Kabashi për teatrin: Qeveria po na turpëron!

Kabashi për teatrin: Qeveria po na turpëron!

Aktori Mirush Kabashi së bashku me artistët e tjerë ka mbajtur një fjalim sot në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kabashi është shprehur se qeveria po turpëron demokracinë dhe po iu heqin artistëve dinjitetin.

“Na lindin disa pyetje që duhet të diskutojnë me ne. Të rikontruktohet ky teatër po të ndërtohet një teatër i ri modern? Duhet bërë me PPP apo me fondet e shtetit? Nëse do bëhet në dakordësi me popullin do të bëhet ndërtim teatri gjithë sipërfaqja që ka teatëri, asnjë ndërtesë tjetër. Kjo është Meka e kulturës shqiptare. Por teatri të financohet nga shteti dhe jo nga PPP-të. Po turpërohet demokracia.

Është e trupshme kjo po ndodh dhe po iu heqin artistëve dinjitetin këta që drejtojën politikën”, u shpreh Kabashi.

Më tej ai shtoi se ka kërkuar nga qeveria që të bëhet gjithçka transparente, por nuk po e bëjnë.

Të fundit