Flash News

KRYESORE

Kabina e shkëputur që mund të shpëtojë jetën e pasagjerëve gjatë rrëzimit të avionit

Kabina e shkëputur që mund të shpëtojë jetën e

Inxhinieri ukrainas, Vladimir Tatarenko, ka projektuar një koncept që mund të shpëtojë jetën gjatë rrëzimit të avionëve. Ideja përfshin një kabinë që shkëputet nga avioni në momentin kur përballet me një katastrofë ajrore.

Kabina e shkëputur mund të shkëputet në çdo kohë gjatë ngritjes, fluturimit në mes ose në ulje dhe do t'u lejojë pasagjerëve të shpëtojnë në mënyrë të sigurte.

Koncepti tregon se në rast emergjence, pilotët mund të shtypin një buton që do të shkëpusë kabinën, të plortë me udhëtarët dhe ngarkesën, nga pjesa tjetër e avionit. Kabina e shkëputur do të ulet në tokë, me ndihmën e parashutave të bashkangjitura. Gjithashtu, do të jetë e përshtatshme dhe për uljet në ujë, nëse rrëzimi ndodh mbi dete.

Ky koncept ka marrë shumë reagime, nga ata që e mbështesin idenë dhe të tjerë që e konsiderojnë jo praktike.

Si fillim, kostoja e ndërtimit të testimit të këtij avioni të ri, kërkon me patjetër një shumë të madhe. Kompanitë ajrore, shpenzojnë diku tek 100 milionë deri në 350 milionë dollarë për të blerë një avion të vetëm, i cili vepron si një aset 15-20 vjeçar për ta. Përveç kësaj, ata shpenzojnë miliona dollarë çdo vit, për mirëmbajtjen e një aeroplani.

Prandaj, ata nuk do kishin shumë nxitje për të zëvendësuar një flotë të besueshme me një koncept të paprovuar, sidomos kur aksidentet ajrore janë jashtëzakonisht të rralla.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në: StartupSelfie.net

Të fundit