Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Kadare në Top 9 për 'Nobelin Amerikan' me 'Gjeneralin...' dhe 'Prillin...'
Nëntë shkrimtarë të mirënjohur nga e gjithë bota janë përzgjedhur si finalistë për Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt 2020.
Çmimi, i cili shoqërohet me një honorar prej 50.000 dollarësh dhe konsiderohet si "Nobeli Amerikan", jepet nga World Literature Today, revista e Universitetit të Oklahoma-s ShBA, për Letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare.
Të propozuarit (me tekstet përfaqësuese) për Neustadt Prize 2020 janë:
Romancieri francez Emmanuel Carrère ("The Adversary", "Class Trip")
Poeti Amerikan Jorie Graham, ("Fast", "The Dream of the Unified Field")
Romancieri dhe dramaturgu filipinas Jessica Hagedorn ("Dogeaters", "Mango Tango")
Romancieri guatemalas Eduardo Halfón ("Mourning," "La pirueta")
Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare ("Prilli i thyer", "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur")
Romancieri palestinez Sahar Khalifeh ("Wild Thorns", "Of Noble Origins")
Poeti maroken Abdellatif Laabi ("Beyond the Barbed Wire," "The World's Embrace: Selected Poems")
Poeti dhe shkrimtari kanadez Lee Maracle ("Celia’s Song," "Ravensong")
Poeti Vietnamezo-amerikan Hoa Nguyen ("Red Juice," "As Long as Trees Last")
Nëntë anëtarët e jurist së Neustadt, të gjithë shkrimtarë, do të takohen për të zgjedhur fituesin në Festën e Neustadt Lit Fest 2019, të planifikuar për në 15-17 tetor, organizuar nga World Literature Today dhe Universiteti i Oklahomës. Fituesi do të shpallet më 16 tetor.
"Është emocionuese që një grup i tillë me famë i shkrimtarëve të konkurojnë për Çmimin Neustadt", tha Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv i World Literature Today, sponsori i çmimit. "Letërsia është një zë i fuqishëm që na mëson për botën përtej vetes. Ky panel finalistësh ndërkombëtarë demonstron edhe një herë se letërsia e shkëlqyer nuk njeh kufij. "
Fituesit e mëparshëm përfshijnë Nobelistët Czesław Miłosz, Gabriel García Márquez dhe Tomas Tranströmer.
*Përkthimi: Politiko.al. Përshtatur nga tulsaworld.com