Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kadare zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi
Akademia e Shkencave e Shqipërisë njoftoi se Asambleja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, ka zgjedhur Ismail Kadarenë, anëtar të jashtëm.
Lajmi bëhet i ditur nga letra që Presidenti i Akademisë, Akademik Dragan K. Vukčević, i ka dërguar Kadaresë.
“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor, 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, thuhet në letrën e publikuar nga ‘Ata’, të presidentit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.