Flash News

KRYESORE

Kadilli ironizon deklaratat e Spiropalit: Drejtësia e "Skënderbeut" të saj e mbron Nafijen

Kadilli ironizon deklaratat e Spiropalit: Drejtësia e

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar deklaratat e ministres Elisa Spiropali, ku ajo shprehet se opozita duhet të reflektojë, pasi po bllokojnë integrimin në BE, deklarata që pasuan konferencën e delegacionit të PE.

Kadilli shprehet se Spiropali është e para në radhën e atyre që duhet të dalin përpara drejtësisë për t'u përgjigjur për akuzat për 5 milionë euro të doganave e për tenderat që fitojnë familjarët e saj.

“Kjo recituesja e poezive të "Skënderbeut", duhet të ishte e para në radhën e atyre që duhet të dalin përpara drejtësisë për t'u përgjigjur për akuzat për 5 milionë euro të doganave, për tenderat që fitojnë familjarët e saj. Por, drejtësia e "Skënderbeut" të saj e mbron Nafijen. Shqipëria është në këtë ditë sepse fati i saj mbeti në dorë të Elizave e të gjithëfarë krimineli, kusari e përdhunuesi. Shqiptarët e dinë dhe po e dëshmojnë me protestë, ndërkombëtarët po e kuptojnë çdo ditë e më qartë”, shkruan Kadilli.

Të fundit