Flash News

KRYESORE

Kadilli: OFL -ja një aksion i llogaritur që të dalin të fituara të gjitha palët, edhe qeveria edhe krimi

Kadilli: OFL -ja një aksion i llogaritur që të dalin të

Operacioni Forca e Ligjit ka bërë me dije sot hapin e radhës në sajë të nismës "anti-KÇK". Përfaqësuesja e OFL-së, ë cila u shfaq me syze të zeza dhe kapele, tha se i është dërguar një kërkesë për deklarim pasurie, Lulëzim Berishës n Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

Dy persona mjaft të njohur në botën e krimit.

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, ka bërë një reagim lidhur me paralajmërimin e OFL-së për këto dy personazhe. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se e gjitha kjo është një "show" (shfaqje). Sipas Kadillit, Rama ëshët kujdesur edhe për kostumografin dhe që është një aksion i llogaritur që të dalin të fituara të dyja palët.

Statusi i plotë:

Sa do zgjase ky seriali me OFL?

Duket qe Rama kete rradhe eshte kujdesur edhe per kostumografine. Vajza qe mban syze edhe kur del ne konference shtypi. Veshje me siglen e emrtimit te operacionit.

Show, Show, Show.

Nje aksion i llogaritur qe te dalin te fituar te dyja palet, si qeveria, ashtu dhe Krimi. Rama synon te fitoje pike te shpejta si luftetari kunder krimit dhe krimi qe do fitoje para pak me vone kur te ankimoje shkeljet ligjore/ kushtetuse mbi te cilat OFL.

Prape per shoket po perpiqet.

OFL u jep 48 orë kohë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas: Justifikoni pasuritë

Në ‘sitë’ nga OFL, kush janë Lulzim Berisha dhe Ardian Çapja, brenda 48 orësh duhet të justifikojnë pasuritë

Të fundit