Flash News

KRYESORE

Kadilli para protestës: Nuk është nevoja për koreografi; jemi në pragun e revoltës

Kadilli para protestës: Nuk është nevoja për koreografi;

Një ditë para protestës së opozitës, ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka komentuar në studion e News 24 se çfarë mund të ndodhë në protestën e nesërme.

Kadilli shprehet se këtë herë nuk bëhet fjalë më për një protestë, por për një revoltë popullore.

“Shumë sinqerisht ka kapërcyer momenti që protesta të ketë nevojë për koregrafi. Ne po i kthehemi revoltës, jemi në pragun e revoltës”, tha ish-deputeti.

Më tej ai shtoi se nuk bëhet fjalë për një protestë që mund të dirigjohet.

“Jemi një popull europian dhe nuk e meritojmë ta kemi opozitën jashtë Kuvendit, ky duhet të marrë fund. Populli duhet të vijë të përballet me të keqen. Kushdo që bindet të ketë mundësinë të vijnë atje. Kjo nuk mund të ndodhë se pastaj bëhet rrugë. Nëse vazhdojmë me Edi Ramën, i kemi falur Shqipërisë modelin Putinist”, u shpreh Kadilli.

Të fundit