Flash News

KRYESORE

Kadri Veseli flet për Shqipërinë e Madhe: Të rinjtë do të na bashkojnë në BE

Kadri Veseli flet për Shqipërinë e Madhe: Të rinjtë do

Ish-kreu i kuvendit Kadri Veseli ka folur për Shqipërinë e Madhe dhe alternativën që një ditë Kosova dhe Shqipëria të jetë një shtet i vetëm, gjatë një interviste në “Xing me Ermalin”.

Ai është pyetur nga Ermali se si do të ndahen pushtetet nëse kjo ndodh? Veseli është shprehur se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen të dyja në Bashkimin Europian, ndërsa e ka vënë theksin se tashmë të rinjtë janë më pranë njëri-tjetrit. 

“Fëmijët tanë kanë më shumë komunikim dhe mund të vijnë sa herë të duan, e anasjelltas”, ka thënë ai. Më tej, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shpjeguar se të rinjtë duhet të punojnë për një bashkim të shqiptarëve në BE dhe natyrisht për të mirën e kombit tonë.

Të fundit