Flash News

KRYESORE

Kadri Veseli letër Gramoz Ruçit: Na ktheni eshtrat e Hasan Prishtinës

Kadri Veseli letër Gramoz Ruçit: Na ktheni eshtrat e Hasan

Kosova kërkon nga Shqipëria që ti kthejë eshtrat e Hasan Prishtinës. lajmin e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili njofton se për këtë i ka dërguar një letër autoriteteve shqiptare.

Njoftimin, Veseli e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së Hasan Prishtinës.

Postimi i plotë i Kadri Veselit

Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë. Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat!

Të fundit