Flash News

KRYESORE

Kafe, ngjyra më e nënvlerësuar në veshjen e meshkujve

Shihet gjerësisht në natyrë,; në çdo gjë, në tokë, tek drunjtë, nga kafshët deri tek flokët e njerëzve, sytë dhe lëkura, kafeja është ngjyrë që shpesh herë lidhet dhe me fshatin.

Por sot do të sjellim një analizë të përgjithshme të kësaj ngjyre dhe arsyen se pse kjo ngjyrë kërkon më shumë vëmendje, sidomos nga meshkujt që kërkojnë të vishen me stil.

Pak histori

Kjo fjalë e ka origjinën nga fjala e vjetër angleze 'brun' që nënkupton çdo hije të errët të ngjyrës. Ndërkohë, në pjesë të tjera të botës, fjalët në gjuhë të tjera për ngjyrën kafe shpesh vijnë nga ushqimet ngjyrë kafe. Zakonisht, gjëra si kafe apo çokollatë. Ngjyra kafe, po ashtu është përdorur në art që në kohët parahistorike. E ndërsa sa i përket teorisë së ngjyrave, kafja është një përzierje e së kuqes, të verdhës dhe të zezës, ose duke përzier ngjyrat plotësuese si blu dhe portokalli ose të kuqe dhe jeshile.

Në Romën e lashtë, ngjyrë kafe ishte e lidhur me klasat më të ulëta ose të varfrit. Në fakt, termi për plebenjtë ose për fshtarët e varfër ishte Pullati, që do të thotë " ata të veshurit me kafe".

Ditët e sotme, si mund të vishemi me ngjyrën kafe

Përgjigja është relativisht e thjeshtë. Kafja dhe nuancat e saj të ndryshme, shërbejnë si një nga bazat themelore në veshjet formale të çdo njeriu me hijet e ngjyrës gri apo blu. Me pak fjalë, ngjyra kafe plotëson më së miri një numër të madh ngjyrash.

Më poshtë, keni disa nga kombinimet më interesante të ngjyrës kafe me ngjyrat e tjera:

Të fundit