Flash News

KRYESORE

Kafeina dhe ndikimi i saj në trurin tonë...

Kafeina dhe ndikimi i saj në trurin tonë...

Kafeina është kthyer tashmë në një mit i cili ka udhëtuar në kohë dhe në hapsirë, duke u poziconuar në substancën më të përdorur në botë. Kafeina është, sipas një reviste shkencore amerikane “droga psikoaktive”, më popullore në planet. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 90 % e të rriturve e përdorin atë çdo ditë.

Por a e dini se si ndikon në trurin tuaj kjo substancë?

Fillimisht duhet të keni parasysh se kafeina është stimulues për sistemin nervor qendror, duke e ndaluar molekulën e cila e shkakton gjumin – adenozinën. Kur trupi e thyen një molekulë të quajtur ATP për energji, ajo liron adenozinë, e cila ju bën më të përgjumur. Por kafeina ndikon në bllokimin e lirimit të adenozinës, gjë e cila e parandalon gjumin.

Kafeina gjithashtu ndihmon në rrjedhën e dopaminës dhe mund t’ju furnizojë me përfitime afatgjatë kundër sëmundjes së alzheimerit, parkinsonit dhe disa formave të kancerit. Veç këtyre, ekzistojnë dëshmi se kafeina ndihmon edhe në djegien e dhjamit dhe mund ta rritë performancën atletike.

Të fundit