Kafja e fundit me Azemin

Aleksandër Biberaj

Te nderuar miq,

Si sot 21 vite me pare (11 shtator 1998), pak a shume ne kete kohe, kam pire kafen e zakonshme me mikun tim Azem Hajdari, pa e ditur kurrë se do te ishte kafja e fundit qe pija me te. Natyrisht qe biseduam si zakonisht për situatën tepër te vështire politike dhe ekonomike ne vend, për ri-ngritjen e PD-se qe po behej çdo dite pas rebelimit komunist te vitit 1997, si dhe për mitingun e ditës se nesërme qe do te zhvillohej ne Fier.

Pavarësisht situatës se vështire Azemi si natyre ishte optimist dhe kishte shume besim dhe shprese se situatën do ta ndryshojmë. Te lindur dhe rritur ne një qytet (Bajram Curri – Tropoje), ndonëse ishte 4 vjet me i madhe se unë, gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shume miqësore dhe korrekte me Azemin.

Azemi erdhi ne Universitetin e Tiranes për te studiuar për filozofi, disa vite pas meje, por përsëri ishim ne te njëjtin kampus universitar (korpusi qendror i sotshëm), ku studionin edhe studentet e degëve te filozofisë, juridikut dhe elektronikes. Po ashtu kemi qene edhe ne një godine studentesh bashke, godina nr. 19 ne Qytetin Studenti.

Edhe fillimi i Levizjes Studentore te 8 Dhjetorit 1990 na gjeti bashke, sikurse edhe me shume studente dhe studente nga gjithe Shqiperia. Azemi ishte lider i padiskutueshëm dhe u rrit shume si politikan. Ishte me vullnet te jashtëzakonshëm, kishte raste qe e gdhinte duke lexuar. Ishte shume trim, besimtar, bamirës, i shoqërueshëm dhe përshtatej me te gjitha grup moshat. Ishte dhe mbeti rebel gjithë jetën e tij.

Vrasja e tij e dëmtoi shume PD-ne dhe mungesa e tij ndjehet edhe sot pas 21 vitesh, pasi me vetitë dhe temperamentin qe kishte ishte i veçante ne llojin e vet dhe i pazevendesueshem. Azem ike shume shpejt, na mungon te gjithëve, na ka marre shume malli për ty! U prehsh i qete ne paqen e përjetshme!

*Aleksandër Biberaj është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

*Postimi është marrë në faqen zyrtare në Facebook të Z. Biberaj;