Flash News

KRYESORE

Kafja e parë “e jetës së dytë” e Kaubojsit: Kam një dëshirë, të jem aleat i Bashës!

Kafja e parë “e jetës së dytë” e Kaubojsit: Kam

Vetëm pak ditë pas askidentit të rëndë që pësoi deputeti Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si kaubojsi, ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale kafen e tij të parë pas gjithë asaj që përjetoi.

Nëpërmjet fotos duket qartë që ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë e ka kaluar tronditjen e aksidentit, por përtej fotos lexohet qartë edhe statusi që ai i bashkëngjit.

Kaubojsi bën pak politikë, duke shprehur dëshirën dhe parashikimin e së ardhmes në krah të kreut të Partisë Demokratike , Lulzim Basha. Duke specifikuar aleatët e kreut të selisë blu dhe duke numëruar tre emrat që janë thjesht deputete të PD, por jo me aleatet e kryedemokratit.

Statusi i plotë:

Miq kjo eshte kafja e pare pas askidentit!

Paska nje shije fantastike sikur te mos kishe pi asnjehere.

Te bejme pak politik:

Aleatet e Lul Bashes mund te jemi:

  1. Une
  2. Vasili
  3. Duka.

       Nardi

      Mehdiu

      Dashi

Nuk jane me aleate te Bashes, por deputet te PD!

Të fundit