Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Kajmaku letër kryeprokurores Marku: Jam i pafajshëm, Gjykata e Janinës e vërteton
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku i dërgoi një letër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, ku i vë në dispozicion një dokument, sipas të cilës, Jorgo Toto, emri tjetër i Kajmakut është shpallur i pafajshëm.
Dokumenti është lëshuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda të Janinës në Greqi. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është duke e verifikuar atë në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Letra e tij vjen pasi Prokuroria e Tiranës i konfirmoi opozitës që Kajmaku është Jorgo Toto, i cili ka pasur një proces të hapur gjyqësor në Greqi për falsifikim dokumentesh.
“Pavarësisht vendimit të pafajësisë së sipërpërshkruar, unë kam kërkuar dhe jam në pritje të të dhënave me shkrim nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Janinë, Greqi për rrethanat e marrjes së ndonjë mase sigurimi apo ndonjë urdhri ndërkombëtar kërkimi me emrin tim për këtë rast dhe në momentin që do t’i administroj, do t’ua vë në dispozicion së bashku me vendimin e plotë të zbardhur të pafajësisë nr. 236, datë 12.09.2019 si edhe do t’i pasqyroj ato edhe në dokumentin përkatës sipas ligjit”, thuhet në letrën që Kajmaku i dërgoi Markut ditën e sotme.
Kjo letër i drejtohet edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.