Flash News

KRYESORE

Kaka: Diçka është e sigurt, shpejt do të kthehem tek Milani

Kaka: Diçka është e sigurt, shpejt do të kthehem tek

Braziliani Ricardo Kaka vazhdon të ketë një dashuri të madhe për Milanin, ekipin me të cilin ka fituar shumë trofe.

Para disa muajsh Kaka u shpreh se një ditë do të kthehet te Milani, ndoshta me një post drejtues, por deri tani nuk ka bërë ndonjë hap më tej pasi ka deklaruar se po kujdeset për familjen e tij në Brazil.

Në fakt, ikona e Brazilit ka pasur një ofertë nga dy drejtuesit, Leonardo dhe Paolo Maldini, por ai refuzoi pikërisht për këtë arsye.

“Momentalisht jam i përqendruar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende.  Marrëdhënia ime me Milanin është shumë e afërt, ne jemi gjithmonë afër njëri-tjetrit, por nuk e di se çfarë do të ndodhë.  Por unë do të kthehem, gjëja e vetme që e di sigurt është se do të punoj atje një ditë, por nuk e di se kur”,  ka thënë Kaka.

Kaka, ka luajtur në total 307 ndeshje, ku ka shënuar 104 gola dhe ka dhënë 65 asiste. Ai ka fituar me kuqezinjtë 1 Champions League, 1 Serie A, 1 UEFA SuperCup dhe 1 FIFA Club World Cup.

Të fundit