Flash News

KRYESORE

Kaka i befason të gjithë, zgjedh sulmuesin më të mirë në botë

Kaka i befason të gjithë, zgjedh sulmuesin më të mirë

Kaka ka folur në lidhje me gjendjen e ekipeve në Europë. Legjenda braziliane thekson se i pëlqen shumë Liverpooli, ndërsa vlerëson Firminhon si sulmuesin më të mirë në botë së bashku me Suarezin.

"Liverpooli po bën një sezon fantastik. Më pëlqen shumë, pasi janë në formë dhe luajnë mjaft mirë. Një futboll i bukur për t'u parë me ndryshime të shumta pozicionesh dhe skemash. Klopp nga krahu tjetër është shumë trajner i mirë, ai nuk ka frikë nga zëvendësimet dhe deri tani i kanë dalë mirë.

"Brazilianët e Liverpoolit kanë bërë mjaft mirë deri më tani, jam krenar që Alisson, Fabinho dhe Firmnho po paraqiten kaq miër. Alisson është portieri më i mirë në botë, Fabinho ndër mesfushët më të mirë dhe Firminho sulmuesi më i mirë. Mendoj se ai me Suarezin janë më të mirët momentalisht".

Të fundit