Flash News

KRYESORE

Kaka mbështet Neymarin: Ju tregoj si e fiton "Topin e Artë"

Kaka mbështet Neymarin: Ju tregoj si e fiton "Topin e Artë"

Legjenda Kaka është i sigurt se Neymar i ka të gjitha mundësitë për të fituar "Topin e Artë". Sipas brazilianit, duhet që futbollisti i PSG-së të fitojë tituj në grup ose idealja do ishte të fitonte Champions League.

37-vjeçari ka folur për ATP, ku ka theksuar me bindje të plotë se Neymar shumë shpejt do të kurorëzohet si më i miri në botë.

“Nuk ka dyshime që ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Ai ka nevojë vetëm të fitojë tituj ekiporë në këtë sezon dhe të jetë protagonist te PSG. Nëse ia del të fitojë Champions League, padiskutim që ai do të fitojë ‘Topin e Artë’", është shprehur Kaka.

Të fundit