Flash News

KRYESORE

Kakavijë, rinis kthimi i shqiptarëve në kufi, kërkohen garanci 1 mijë euro

Kakavijë, rinis kthimi i shqiptarëve në kufi, kërkohen

Problemi i qytetareve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, duket se ende nuk është zgjidhur pasi pala greke ka filluar kthimet.

Edhe pse të pajisur me pasaportë, me garanci nga pritësi dhe të gjitha dokumentet e tjera te nevojshme, serish ata thonë se pala greke u ka kërkuar 1000 euro të detyrueshme si fond garancie.

Qytetar: Kisha 500 euro më tha nxirr 1 mijë. Nuk kam. Ik merr çantë dhe ik.

Po ashtu te pakënaqur shprehen edhe drejtuesit e mjeteve te mëdha te transportit te cilët pohojnë se janë të penalizuar nga afati prej 90 ditësh i qëndrimit në Greqi. Ka ndodhur që për shkeljen e afatit janë gjobitur me shuma të konsiderueshme.

ShoferI plotësojë ditët dhe më vë gjobë 600 euro po kalove 90 ditëshin. Unë mund të kem defekt.

Qytetarët, të pafuqishëm përballë punonjësve grekë në anën tjetër të kufirit, kërkojnë mbështetje nga shteti shqiptar.Ora News

Të fundit