Flash News

KRYESORE

“Kalama! Karagjoz!”, Ulsi Manja ndërpret komisionin

“Kalama! Karagjoz!”, Ulsi Manja ndërpret komisionin

Që në nisje të Komisionit të Ligjeve, pati debate të ashpra mes kryetarit Ulsi Manja dhe deputetit demokrat Klevis Balliu. Balliu i kërkoi Manjës që t'i japë fjalën, pasi sipas tij prej 4 ditësh e ka kërkuar diçka të tillë dhe nuk e ka bërë.

Ndërsa Balliu pyeste Manjën nëse është normale që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të ketë një vëlla që është në burg për drogë të klasit A, deputeti socialist e injoronte.

“Ju jeni kalamaj! Jeni tufë karagjozësh. I jep fjalën se ta kam kërkuar me procedurë nga 4 ditë nuk të vjen turp. Jeni mazhorancë memece. A ka mundësi të përgigjeni”, iu drejtua Balliu Manjës.

Kryetari i komisionit u çua nga karrigja duke thënë se po i lë në muzikën e Balliut.

“Me 26 mungon muzika jote bilbil”, u shpreh deputeti demokrat, ndërsa komisioni me kërkesë të Manjës u ndërpre për pesë minuta.

Të fundit