Flash News

KRYESORE

Kaldajat në shkollat e Tiranës jashtë funksionit, nxënësit luftojnë me të ftohtin (Video)

Kaldajat në shkollat e Tiranës jashtë funksionit,

Është një taksë që të gjithë qytetarët e Tiranës e paguajnë për ngrohjen në shkolla. Madje Tirana është qyteti i parë në botë që këtë taksë e ka inkorpuruar në faturën e ujit, duke e bërë jetike pagesën e saj. Ndërkohë si të gjitha taksat e tjera për të cilat ende askush nuk e di se për çfarë shkojnë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për këtë.

Vetëm tre muaj më parë kryebashkiaku Erion Veliaj postoi në rrjetet sociale fotografitë në përurimin  e një kaldaje në një shkollë të kryeqytetit ku deklaroi se kjo situatë tashmë ishte e njëjtë në të gjitha shkollat. Por tani që ende nuk ka kaluar një muaj se gjysëm dhe rezultati është ky që shikoni në video.

Në një matje rastësore të temperaturës në një klasë të shkollës “Androkli Kostallari” në Shkozë, gjatë ditës e sotme, kohë në të cilën nxënësit ishin në pushim, temperatura rezulton të jetë 13 gradë celsius.

Nxënësit pranojnë se kanë ftohtë gjatë qëndrimit në klasë, por kanë frikë ta ngrenë shqetësimin në drejtorinë e shkollës.

Shkolla e ka kaldajën, por ajo nuk ndizet. Sigurisht që dy janë janë arsyet, ose është abuzuar me fondin e lëndës djegëse, ose Veliaj nuk ka akorduar fare fond për të. Sot shkolla u mbyll në orën 11.00 për shkak të të ftohtit.

Vështirë të mendohet se kryebashkiaku Veliaj do të pranonte të qëndronte brenda zyrës së tij në bashki, nëse temperatura aty do të ishte 13 gradë celsius.

Tirana e Veliajt sërish rekord, lejet e ndërtimit u rritën me 118% 

Të fundit