Flash News

KRYESORE

"Kalë Troje? Isha tifoz me Interin", - Giampaolo acaron keq tifozët e Milanit

"Kalë Troje? Isha tifoz me Interin", - Giampaolo acaron keq

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, nuk i ka aspak punët mirë me skuadrën italiane, pasi ka humbur 4 nga 6 ndeshjet e para. Tifozët nuk e duan dhe kanë kërkuar largimin e tij, por drejtuesit i kanë besuar sërish stolin. Intervista e fundit e numrit një të stolit do të mërzisë më shumë tifozët, pasi e ka pranuar se kur ka qenë i ri ka bërë tifo për Interin.

"Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të dalë nga kriza. Largimi? Kurrë. Kushdo që largohet, do të thotë se dorëzohet.

"Piatek? Ai që di të shënojë nuk harron, ndodh që nuk është në formë, ka periudha të tilla. Ne do të punojmë që të gjejmë një zgjidhje. Milani është përpara interesave personale.

"Kur kam qenë fëmijë kam bërë tifo për Interin para 10 vitesh, më pas, e kuptoni vetë... Kjo nuk do të thotë se jam kalë Troje", - tha Giampaolo.

Të fundit