Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Vërtet negociatat do hapen pas një viti, por kjo s’ka pse të na dëshpërojë, ndaj si përgatitje për hapjen e një Epoke të Re, gjithë gëzim, rilindasit po përgatiten për ta pritur me stil dhe madhështi. Krejt sikundër është në natyrën e tyre. Dhe sigurisht Epoka e Re kërkon edhe një emërtim të ri të muajve, që të përputhen me cilësitë e saj dhe të Kryerilindasit tonë. Diçka e ngjashme me Kalendarin e Revolucionit Francez, të cilin Rama duhet ta ketë studiuar mirë, në kohën që habiste Parisin me njohuritë e tij filozofike dhe historike (citim i marë nga intervista e Ornela Vorpsit).
Debatet kanë të bëjnë nëse në emërtimin e 12 muajve duhet lënë pak vend edhe për ato ç’ka bëjnë dishepujt e Edvinit. E megjithatë ky është një projekt në zhvillim e sipër dhe fjalën e fundit e ka si gjithnjë ai, Lideri i pazëvendësueshëm i PS-së dhe mbarë Shqipërisë.
Qershori është një nga muajt më të rëndësishëm të Ramës. Në qershor ai erdhi në fuqi, pasi kishte qarë në dy-tre qershorë të tjerë. Në qershor do hapen edhe negociatat. Mëdyshjet janë mes emrave “Nisori” dhe “Negociori”. Balanca rëndon nga i dyti për të lënë përfundimisht si muajin e parë të vitit, atë që deri më sot e quajmë korrik.
Do quhet “Gjatori”, jo vetëm se është me 31 ditë dhe ka numrin më të madh të ditëve më të gjata të vitit, por ç’është më e rëndësishmja, është edhe muaji kur ka lindur Udhëheqësi i Rilindjes dhe i Shqipërisë, Edi Rama.
Muaji pasardhës, ai i pushimeve të plota të administratës rilindase, do quhet “Detori”. Kjo jo vetëm se të gjithë i drejtohen detit, por edhe për t’ju kujtuar fqinjëve, që i qëndrojmë Marrëveshjes së detit në këtë vit kaq të rëndësishëm për pranimin e ardhshëm në Europë. Propozimi për emërtimin “Cullaksi” u kundërshtua me forcë nga Rilindasi Çuçi, për shkak të disa ngjarjeve cullakse të së kaluarës së Kryerilindasit.
“Ngjyrori” është zgjedhur si emri më i përshtatshëm për të zëvendësuar shtatorin. Administrata rilindase kthehet plot “ngjyrë“ nga plazhet dhe në atë muaj edhe qeveria pritet të ndërrojë ngjyrat. Për më tepër, shtatori përkon edhe me shpërthimin artistiko-ngjyror të Ramës dhe ekspozitat e tij në kryeqytetet e botës.
Rilindasi veteran, Ruçi po këmbëngul, që emri zëvendësues i tetorit t’i lihet atij vetë dhe ka propozuar emrat “Kumandari” dhe “Vullnetori”, që lidhen sipas tij me ADN-në e PS-së, por ka mundësi, që të gjendet një kompromis dhe muaji të quhet “Komandori”.
Për të përgatitur shpirtërisht popullsinë për dekadat, që do vijnë, muaji nëntor do quhet “Përmbytori”. Gjithashtu do punohet që të mos ketë përmbytje gjatë muajve të tjerë të vitit.
Për dhjetorin debati ende vazhdon, se dy grupet e Rilindasve këmbëngulin për variantin e tyre. Grupi i grave i kryesuar nga Spiropali kërkon, që të quhet “Tatimori”, por më i mundshëm është të zyrtarizohet emri i përzgjedhur nga Rilindasit Peleshi dhe Ahmetaj, që kërkojnë një ngjyrim më festiv të muajit ndaj edhe propozojnë të quhet “Gjeldetori”.
Janari do të zëvendësohet me emrin “Peshkori” ose “Peshkari” dhe për zanoren e dytë duhet të vendosin gjuhëtarët. Ishte pikërisht janari i përcaktuar nga Rilindasit si muaji kur do bëhej kërdia në “peshqit e mëdhenj”.
Në muajin shkurt, Rilindasi me nr. 2 arriti rekordin e mbjelljes së pemëve. Erion Veliaj, shpreson që në fund të mandatit të tij të tretë, Tirana të jetë e mbuluar nga pyjet. Shpjegimi i tij ka qënë i thjeshtë: “Nuk mund të ketë derra pa pyll”. Ndaj edhe muaji i dytë i vitit do quhet “Mbjellori”
Në mars fillon kultivimi i bimës më të rëndësishme të Rilindasve, të quajtur ‘kanabis’ ose marijuana. Bima e bekuar, të cilën Rilindasi i përjashtuar Kokëdhima donte ta legalizonte, ndërsa Rilindasi i proceduar Tahiri donte të mos e legalizonte se i ulej vlera, do përcaktojë emërtimin e muaji me emrin e ri “Bimori”. Emër paqësor dhe qetësues, që nuk të kujton më perëndinë e luftës, Mars.
Prilli shënon dhe do shënojë hapjen e fushatave zgjedhore ndaj dhe është përzgjedhur emri “Premtori”. Dita e parë e muajit nuk do quhet më Dita e Gënjeshtrave, por ajo e Premtimeve.
“Lulori” ka qënë emri i propozuar nga Edi Rama për muajin e majit, por kanë qarkulluar shumë kundërshtime të nënzëshme nga një numur rekord Rilindasish trima, që pëshpërisin se opozitës po i lihet muaji më i bukur i vitit. Por ky emërtim ka mbështetjen e ambasadorëve në Tiranë dhe të grupit të CDU-së në Bundestag.
Dhe më pas vjen i shumëprituri…, i fundit i vitit, i lavdishmi”Negociori”.
Më tej, me kalendarin Edramian të gjithë rrojnë të lumtur.
P.S. U shkruajt më 26 Negocior të vitit të fundit sipas kalendarit Gregorian.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38