Flash News

KRYESORE

Kalendari i Superligës, java e 21-të do të luhet në tre ditë

Kalendari i Superligës, java e 21-të do të luhet në tre

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe kalendarin për javën e 21-të të Superligës.

Sfidat nisin të shtunën me Partizanin i cili do të përballet me Kastriotin, ndërkohë të dielën do të luhen edhe tre ndeshje të tjera.

Përballjet mbyllen me takimin Skënderbeu-Laçi, duke bërë që kalendari të përfundojë në vetëm 3 ditë.

Kjo axhendë është e detyruar edhe nga impenjimet e skuadrave në mesjavë për sfidat e kthimit në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Superliga, kalendari i javës së 21-të:

E shtunë, 9 shkurt

Partizani- Kastrioti, ora 17:00

E diel, 10 shkurt

Kukësi- Tirana, 14:00

Luftëtari- Flamurtari, 14:00

Teuta- Kamza, 14:00

E hënë, 11 shkurt

Skënderbeu-Laçi, 14:00

Të fundit