Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arian Koçi
Kur, pas 10 vjetësh rrethimi dhe lufte kundër Trojës, grekët e lashtë lanë pas kalin e drunjtë si dhuratë, një prift trojan i quajtur Laookont thuhet t’i ketë këshilluar të vetët ‘digjeni kalin sepse ua kam frikën grekëve, edhe kur sjellin dhurata!’. Trojanët, e lodhur nga lufta, e injoruan dhe e quajtën kalin ‘dhuratë nga perënditë’. Menduan se grekët ishin tërhequr dhe e futën brenda mureve të qytetit. Në mes të natës, ushtarë grekë të fshehur brenda kalit, hapën dyert e kalasë dhe ushtria greke shkatërroi e shfarosi Trojën e lashtë. Tri mijë vjet më pas, ‘kali i Trojës’ ende është simbol i triumfit të dinakërisë e pabesisë: paralajmërimi laookontian duhet dëgjuar mirë sot në Kosovë dhe, ajo duhet të ketë kujdes nga ‘dhurata serbe’ e shkëmbimit të territoreve.
Ishte pritshme që publikimi i idesë së rishikimit të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, si një zgjidhje konflikti, do të shkaktonte debate të shumta në rajon dhe më gjerë. SHBA-të dhe BE-ja, me përjashtim të Gjermanisë, po e përkrahin idenë e farkëtuar në Beograd që, për çudi, është përkrahur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë, reagimet në rajon kanë qenë kryesisht negative për shkak të frikës se ndryshimi i kufijve do të shkaktonte një fenomen domino me pasoja për gjithë Ballkanin.
Ata pak artikuj të botuar për këtë temë në shtypin perëndimor e vënë fokusin te pasojat për paqen rajonale, dhe më pak vëmendje i kushtohet pasojave shqiptare. Ndërkohë, në Kosovë ideja e negociimit të ndryshimit të kufijve, pavarësisht eufemizmave diplomatike të zotit Thaçi, ka shkaktuar tronditje e panik dhe opozita ka vënë në rend të ditës diskutimin e një Rezolute për të ritheksuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Shumë zëra e kanë vënë në pikëpyetje nëse Presidenti Thaçi ka të drejtë apo tagër për të diskutuar ndryshimin e kufijve me Serbinë.
Ideja e shkëmbimit të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës nuk është e re. Ajo ka vite që është parashtruar nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, si një zgjidhje e konfliktit Serbi-Kosovë, që do t’i hapte Serbisë rrugën drejt integrimit Europian. Beogradi, po ashtu, shpreson se pranimi dhe zbatimi i idesë do të krijonte një precedent në të ardhmen për një marrëveshje të ngjashme për Republikën Serbska. Përfitimet e Serbisë janë të qarta, ato të Kosovës shumë të debatueshme.
Përkrahësit e idesë në shtypin perëndimor theksojnë se marrëveshja e kompenson Kosovën territorialisht dhe i hap asaj rrugën e anëtarsimit në OKB dhe BE. Por, heqja e kundërshtimit serb për anëtarsim të Kosovës në këto organizata nuk është garanci automatike anëtarsimi, dhe ajo nënkupton mbështetje të Rusisë dhe Kinës për ulësen ne OKB, dhe njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së. Kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës nga këto vende është bërë më shumë për arsye të politikave të tyre të brendshme sesa të solidaritetit me Serbinë. Edhe shkëmbimi i territoreve nuk është i barabartë. Me ndarjen e veriut, Kosova do të humbte dy nga burimet më të mëdha natyrore, minierën e Trepçes, dhe rezervuarin e Gazivodës. Në shkëmbin do të merrte fshatra gjysëm të boshatisur. Atëhere, pse është kaq entusiazt Presidenti Thaçi për këtë ide të Ivica Daçiçit?
Ndoshta, ashtu si trojanët e lashtë, Thaçi është lodhur tashmë nga ‘konflikti i ngrirë’, siç e quajti ai përplasjen me Beogradin. Nëse është kështu, atëhere e ka mundësinë të mënjanohet e të çlodhet duke i hapur rrugën dikujt tjetër. Nuk ka pse të tundohet nga rruga më e shkurtër me plot të panjohura e pengesa. Kosova tashmë e ka një plan për veriun, krijimin e Asosacionit të Komunave të Veriut, sipas ligjeve të vendit. Hashim Thaçi duhet të dëgjojë këshillat që vijnë nga Berlini, dhe jo ‘kasandrat e Beogradit’ apo politikanët mediokër të Brukselit, që marrin vendime për popujt e tjerë kur s’kanë tagër, dhe as këllqe, për të influencuar as politikat e vendeve të tyre.
Erat nativiste që fryjnë në Uashington janë një anomaly, dhe jo tregues i politikës afatgjatë amerikane në Ballkan. John Bolton dhe Jared Kushner, që janë përkrahësit e idesë serbë, as nuk i kanë njohuritë e as dëshirën për të gjetur zgjidhje afatgjata për Kosovën. Nëse Thaçi është vërtetë ‘gjarpër’, ai duhet të dijë si t’i shtyjë bisedimet, derisa të ndryshojnë erërat në Uashington, sepse nuk do t’i duhet të presë aq sa pritën serbët.
Ivica Daçiçi dhe shefi i tij, Presidenti Vuçiç, flasin për njohje të realitetit dhe për një politikë realiste. Qëndrimi serb ndaj Kosovës dhe ndaj botës nuk ka ndryshuar, është kjo e fundit që ka lëvizur. Por, kur të vegjlit tundohen nga idea e marrjes së vendimeve realiste, ata duhet të mbajnë mend edhe një mësim tjetër nga lashtësia. ‘E drejta’, thotë babai i historisë, Tuqididi, ‘është një çështje që trajtohet vetëm mes të barabartëve, përndryshe i forti bën atë që mundet dhe i dobëti vuan pasojat’.
*Autori punon për BBC. Pikëpamjet janë personale. Titulli është i Politiko. Titulli i autorit: Dhurata e Serbisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38