Flash News

KRYESORE

Kalifornia nën "pushtetin" e flakëve, 10 persona kanë humbur jetën

Kalifornia nën "pushtetin" e flakëve, 10 persona kanë

Kalifornia ndodhet e "pushtuar" nga flakët, shkaku i të cilave ende nuk është i ditur, megjithëse ky fenomen është i njohur për këtë zonë në këtë periudhë të vitit.

 Për shkak të flakëve të dala nga kontrolli kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe 20 mijë banorë janë evakuuar.

Guvernatori i shtetit Brown shpalli gjendjen e emergjencës në 3 distriktet, ku ndodhen shumë nga kantinat e njohura të verës.

 Zyrtarët paralajmërojnë se ka rrezik që flakët të zhvendosen drejt jugut të shtetit, pasi në këtë stinë fillojnë erërat Santa Anna, një fenomen natyror i njohur për rrezikun e intensifikimit të zjarreve.

 Autoritetet lokale në Kaliforni kanë njoftuar banorët të jenë të përgatitur për evakuime të shpejta nëse zonat e tyre janë të rrezikuara.

 

 

Të fundit