Flash News

KRYESORE

Me kallash kundër gruas. Policia arreston 44 vjeçarin

Me kallash kundër gruas. Policia arreston 44 vjeçarin

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në një familje në qytetin e Krujës, ku një burrë 44 vjeç ka dhunuar bashkëshorten. Nuk dihet ende shkaqet e kësaj ngjarje që u parandaluar nga policia, pasi zënka mes tyre mund të kishte përfunduar me viktima. Blutë e Krujës bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik AK 47, 80 copë fishekë model 56, një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje. I arrestuari është person me precedentë të mëparshëm penal për dhunë në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit