Flash News

KRYESORE

Kallëzimi i Metës për Ardian Dvoranin, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën

Kallëzimi i Metës për Ardian Dvoranin, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për kallëzimin penal të bërë nga presidenti Ilir Meta për Ardian Dvoranin, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mësohet se prokurori Alket Mersini ka shpallur moskompetencën për shkak të cilësive të veçanta që ka subjekti i kallëzuar, pra kreu i KED-it.

Kallëzimi i Metës pritet të kalojë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Presidenti Meta e akuzon Dvoranin për veprat  “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”, lidhur me përplasjen për emrat e kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit