Flash News

KRYESORE

Kallëzimi i PD për koncesionin e check up-it, reagon SPAK: Mund të bashkohet me një kallëzim tjetër

Kallëzimi i PD për koncesionin e check up-it, reagon SPAK: Mund

Kallëzimi penal i dorëzuar sot nga Partia Demokratike në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK mund të bashkohet me një kallëzim tjetër.

Në një reagim për A2, SPAK sqaron se rasti i sotëm mund bashkohet me kallëzimin për sterilizimin.

“Kallëzimi është ndarë me short dhe po vlerësohet nga prokurori i çështjes”, thonë për A2 burime nga SPAK. “Janë dy raste të ndryshme që mund të bashkohen në një procedim. Por është herët për ta vendosur”.

Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike vihet në dukje se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit. “Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funksionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës”-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Sipas PD, të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tëndera, si dhe cënimin e interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Të fundit