Flash News

KRYESORE

Kalonte emigrantë përmes kufirit me Kosovën, kapet i riu me 25 shtetas nga Lindja e Mesme

Kalonte emigrantë përmes kufirit me Kosovën, kapet i riu me 25

Një i ri nga qyteti i Lezhës ka tentuar të kalojë në pikën kufitare në Morinë një fugon të mbushur me emigrantë të huaj.

Sipas policisë, i riu po transportonte drejt Kosovës 25 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme. Ai po i ndihmonte ata të kalonin ilegalisht kufirin shqiptar përmes Morinës në Kukës.

Destinacioni final i këtyre emigrantëve ishin vendet e Bashkimit Europian.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, personave nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët kanë si destinacion final vendet e BE-së”, njofton policia.

Kapja e 31 vjeçarit nga Lezha me inicialet T.Ll u bë  në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të PKK.

Të fundit