Flash News

KRYESORE

Kaluan natën në të ftohtë, vetëm për të parë nga afër dasmën mbretërore

Ceremonia e dasmës mbretërore mes Princ Harry-t dhe Meghan Markle, është pritur me padurim nga shumë persona në Britani, madje disa prej tyre kanë ngritur tendat dhe kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë vetëm për të parë nga afër dasmën mbretërore.

Ndërkohë Princ Harry dhe Meghan i kanë thënë “po” njëri-tjetrit duke kurorëzuar kështu dashurinë e tyre përballë syve të të gjithë botës.

Mbretëresha Elizabeth ll i dha çiftit titujt aristokratik Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët nuk ishin përdorur prej më shumë se 150 vjet.

Forcat policore kanë krijuar një “unazë” rreth kështjellës për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të ceremonisë mbretërore.

Ndërkohë 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë po e ndjekin nëpërmjet televizionit dasmën e tyre.

 

Të fundit