Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp u pyet nga gazetarët nëse ai do e jepte dorëheqjen për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Por kreu i ekzekutivit argumentoi se ka kontratë me qytetarët dhe është mandatuar nga ata për këtë arsye nuk mund të dorëhiqet.
“Kryeministri, i dashur si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla, është i mandatuar dhe ka një kontratë që nuk mund ta prishë sepse mbanë përgjegjësi me ata që e kanë mandatuar. Nuk jemi në kushte karshillëku por përgjegjësi, dhe nuk funksionon me shprehjen hapi rrugë budallait sepse bëhet fjalë për jetën e vendit. Ndryshe, sot ju thosha hajde t’ju jap kafe a çaj a raki se po iki. Por s’jam këtu për ato aspekte, por për disa arsye të tjera shumë të forta, që lidhen me arsyen se përse jam këtu. Kushdo mendon se të jesh në këtë vend ku jam unë është qejf. Për mua është mision”, sqaroi Rama.
Opozita nuk pranon të hyjë në zgjedhjet lokale pa largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të gjithëpranuara. Rama cilësohet si rrezik për zgjedhje të lira, bazuar në precedentin e vitit 2017-të.