Flash News

KRYESORE

'Kam me të kall për së gjalli’, Pas Albin Kurtit, kërcënohet djali i Isa Mustafës

Pas kreut të Lëvizjes Vetëvendosja, është kërcënuar me vdekje edhe djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar edhe mesazhin kërcënues me emrin e personit që ja adresoi.

Në mesazhin që Besnik Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës.

Ndërsa anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, u arrestua dje  nën akuzën e kërcënimit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thoshte se “Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.

Të fundit