Flash News

KRYESORE

"Kam një kërkesë konkrete për Ramën", Basha: Ky ministër është në konflikt të hapur interesi

"Kam një kërkesë konkrete për Ramën", Basha:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndalë çdo tender e shpenzim që nuk ka lidhje me situatën aktuale të krijuar prej pandemisë ‘covid-19’.

Në një komunikim online me gazetarët, Basha akuzoi ministrin Arben Ahmetaj se është në konflikt të hapur interesi, sa i takon pagesës së kryer sipas Bashës këtë muaj për kontratën e inceneratorëve.

"Të ndalet cdo tender dhe paratë të shkojnë në mbështetje për shëndetësinë duke rritur numrin e testimeve, akti normativ i pamjaftueshëm që nuk mbulon asnjë 1/3 e nevojave, të rishikohet dhe të ndërpritet cdo shpenzim tjetër, 120 mln euro kontrata. Këtë muaj u pagua kontrata abuzive si ajo e inceneratorëve.

Kam një kërkesë konkrete për kryeministrin. Ministri i ngarkuar për këtë portofol, është në konflikt të hapur interesi. Të ndërpreitet pagesa për cdo koncesionar. Nuk janë sot prioritete, vec dializës, cdo koncesion tjetër është shpenzim luksi që po dëmton detyrimin e qeverisë në ligjin për fatkeqesitë natyrore që të ndihmojë me para në dorë ata që kanë nevojë, familjet në nevojë, të papunët, biznesin e vogël", tha Basha.

Të fundit