Flash News

KRYESORE

“Kam një studio ligjore”, zbardhet mbrojtja e Henri Çilit në gjykatë

“Kam një studio ligjore”, zbardhet mbrojtja e Henri

Çështja është ndërtuar mbi mungesë kompetence juridiksioni dhe asnjë prej akuzave nuk qëndron pasi Henri Çili është pronar i një  studioje ligjore.

Kjo është mbrojtja që ka bërë në Gjykatën e Përmetit, botuesi dhe pronari i EUT-së, Henri Çili.   Sipas tij studioja ligjore ia legjitimon ndërmjetësimin dhe biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së tij.

Kujtojmë se në Përmet po zhvillohet në këto momente seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit ndaj të arrestuarve të operacionit të policisë të koduar "Mezhograni".

Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin për të gjithë të arrestuarit, ndër ta edhe për z. Çili, mbi të cilin rëndojnë akuza shumë të rënda si “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” ,  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” etj.

Të fundit