“Kam qenë në katin e 15 me dy fëmijët”, tërmeti nuk paralajmëron as ‘pronarët’, Sara Hoxha i përgjigjet skeptikëve

Lori Hoxha ka vendosur të reagojë përmes disa postimeve dje duke falnderuar Zotin që ka pranë njerëzit që do. Për këtë postim falënderimi ka zgjedhur foton e motrës së saj, Sarës me dy fëmijët, Londonin dhe Roman.

Një nga komentet e fansave ka qenë përtej solidaritetit por skeptik për jetesën e familjes Hoxha, duke pretenduar se ata kanë qenë në ndonjë nga shtetet e shumta që vizitojnë.

“Po ti si pronarja ku ishe? Apo në ndonjë qytet europian duke ngrënë?”

Ka qenë Sara ajo që ka ndërhyrë në koment duke treguar se tërmeti nuk fal as “pronarët” e as të pasurit:

“Në katin e 15 Albi, me dy fëmijë të vegjël. Pa merak se tërmeti nuk paralajmëron as ne ‘pronarët’.”

Nga komenti kuptohet se kjo situatë nuk ka qenë e lehtë as në familjen e Srës e cila vetëm para pak kohësh është bërë mama për herë të dytë.