Flash News

KRYESORE

"Kam rezultuar pozitiv", COVID-19 prek portierin e Kombëtares

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 108 ratse të reja pozitive me COVID-19 në Shqipëri.

Një nga të prekurit ka qenë edhe Andrea Hoxha, portieri i Kombëtares së 21-vjeçarëve, i cili ka rezultuar pozitiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha nëpërmjet një postimi në Instagram, ku thekson se është asimptomatik dhe se në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin e tij, po ndjek të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha”, shkruan portieri.

Të fundit