Flash News

KRYESORE

Kamerat filmojnë pa maskë autorin e vrasjes së çiftit në Shkodër

Kamerat filmojnë pa maskë autorin e vrasjes së çiftit

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin  e vrasjes së çiftit në Shkodër dy ditë më parë. Të vrarë mbetën ish-efektivi i Policisë, Boran Bërçana, dhe partnerja e tij, Silvana Ndoci.

Ngjarja që ndodhi në lagjen “Naim Gjylbegu” ose e njohur si “Rruga e Gjanë”, është fiksuar në kamerën e një subjekti në orën 01:15. Dyshohet se çifti ka qenë në plazh ditën e diel dhe pasi janë dëfryer deri pas mesnate në lokalet e zonës, po ktheheshin në banesë bashkë me fëmijën e tyre 2 vjeç.

Fëmija qëndroi 5 orë brenda mjetit ku gjendeshin të vrarë prindërit e tij, derisa krimi u zbulua rreth orës 06:40, nga të qarat e tij.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Të fundit